plis

KF Prishtina 1-0 KF Drenica

Ndeshje me andrenalinë të lartë, me shumë emocione, me fund dramatik. Kush t’i ofron gjithë këto?!, veçse Prishtina. Goli i shënuar në minutën e fundit nga Djemtë e Dallkut e shembi gjithë platon e Pallatit të Rinisë, ku ishim mbledhur ne, bijtë besnik të kryeqytetit, në mbështetje të Prishtinës. Përkushtimi i Plisave jashtë stadiumit u falenderua nga lojtarët tanë me një gol të artë me vlerë të tre pikëve.

Bravo djema.
Urime Plisa,
Urime Prishtinë.
03.07.2020

“Golla po dhojna, e po fitojna…”