plfoto1

KF Prishtina 3-1 KF Feronikeli

Ashtu si kemi thënë edhe ndodhi, do të mbajmë distancë sociale me ekipet sezonale. Prishtina jonë vazhdon t’i tregojë dhëmbët e saja ndaj çdo rivali që po përballet. Fatin e zi e kishte klubi nga Drenasi, Feronikeli. 
Ne si gjithnjë, nga pllatoja e Pallatit, 90 minuta, parreshtur ishim pranë Prishtinës sonë. Dëshirojmë të theksojmë besimin tonë në djelmoshat e Dallkut, dhe se i përgëzojmë për përkushtimin e tyre në fushë.
Gjithmonë pas teje!

Urime Plisa, urime Prishtinë!
29.06.2020